Ousmnae Dembele është lajmi pozitiv për Barcelonën pas humbjes ndaj Real Madridi në Camp Nou. Në pritje për të ditur shkallën e dëmtimi të Fati, Pique dhe De Jong që ndjenë shqetësime pas “El Clasicos”, po ashtu Pedri që është po rikuperohet, rikthimi i Dembele qetëson disi Ronald Koemanin.

Pasi udhëtoi në Finlandë të premten e kaluar për t’u ekzaminuar nga Dr. Lampainen , i cili ishte ai që e operoi për një dezinserim të tendinit të bicepsit në gjurin e tij të djathtë që pësoi në Euro 2020 me Francën, Dembele është kthyer sot në stërvitje me grupin. Me miratimin e mjekëve, Koeman do të duhet të vendosë nëse do të përfshijë Dembélé në listë për ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Rayo Vallecano në Madrid ose të shtunën e ardhshme kundër Alavés në Camp Nou