Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar edhe njëherë se do të japë dorëheqjen. Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nga gazetarët se sipas sondazheve 85% e demokratëve nuk e duan, dhe a do të jepte dorëheqjen për të mos e përçarë partinë.

Basha tha se sipas sondazheve të tij, 95% të demokratëve duan që të vazhdojë betejën.