Ministrja Belinda Balluku ka qenë këtë të martë për të raportuar në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë mbledhjes u ndërpre energjia elektrike. Në këto momente, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu fotografoi ministen e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit reagoi ashpër, duke i kërkuar që të mos e fotografonte, pasi nuk është etike.
“Më fal një sekond. Do ta ndalosh foton se është qesharake, nuk mund të bësh foto kështu, nuk është etike ajo se çfarë po bën.
Kemi ardhur për të folur për çështje konkrete dhe profesionale”, tha Balluku, ndërsa replikonte me deputetin demokrat.
Pas këtij debati, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Eduard Shalsi u detyrua të ndërpresë mbledhjen.
Pjesë nga debati
Belinda Balluku: Më fal një sekond tani, kjo është qesharake. Ti nuk bën dot foto tani. Nuk është etike çfarë po bën. Ne sot kemi ardhur në Komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale nëse ti ke ardhur të bësh foto kjo është një gjë tjetër.
Arbi Agalliu: Ke frikë nga foto?
Belinda Balluku: Po ç’a frike nga foto, unë dal dal dhe mirë në fotot mos ma qaj hallin. Frikë thotë. Është turp, mungesë etike nga ana jote
Arbi Agalliu: Kujt ia tregon ti etikën?
Belinda Balluku: Absolutisht ta tregoj dhe ty etikën.
Arbi Agalliu: Po kush je ti?
Belinda Balluku: Unë jam ajo që ti sapo i bërë foto.
Eduard Shalsi: Ndërpres mbledhjen, ndërpres mbledhjen!