E gjithë bota është prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, megjithatë ka diçka specifike për situatën në BE, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Twitter. “Ne jemi shumë të varur nga gazi, shumë të varur nga importet e gazit. Na bën të prekshëm. Ne duhet të diversifikojmë furnizuesit, por në mënyrë thelbësore, të përshpejtojmë kalimin në energji të pastër’’, shtoi ajo.
“Qytetarët presin përgjigje të shpejta. Prioriteti ynë është t’u japim ndihmë familjeve dhe bizneseve në nevojë. Sipas rregullave të BE-së, shtetet anëtare duhet të marrin masa me shpejtësi’’, theksoi Von der Leyen. “Kjo përfshin ndihmën shtetërore, mbështetjen e synuar për konsumatorët dhe shkurtimet në taksat e energjisë”, përfundoi ajo.