Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë mesazhin e saj në ditën e Kombeve të Bashkuara. Përmes rrjetit të saj social Twitter ,ministria shkruan së 76 vite më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare kur hyri në fuqi karta e OKB-së.
Ajo shtoi se tani, 76 vjet më pas, përkushtimi është më i madh se asnjëherë më parë në një sistem të bazuar në rregulla, duke shtuar se është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin.
“Le të jetë kjo një ditë feste për atë çfarë është arritur dhe angazhim për të konsoliduar këtë organizatë që na jep të gjithëve një zë. Dita e Kombeve të Bashkuara”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i Olta Xhaçkës:
Gëzuar Ditën e OKB-së ????????! 76 vjet më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare kur hyri në fuqi Karta e #OKB-së. 76 vjet më pas ne jemi më të përkushtuar se kurrë në një sistem të bazuar në rregulla, si mënyra më e mirë për të garantuar paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin.
Le të jetë kjo një ditë feste për atë çfarë është arritur dhe angazhim për të konsoliduar këtë organizatë që na jep të gjithëve një zë. ???????????????? #Dita e Kombeve të Bashkuara #OKB76