Gardiani italian i PSG, Gigi Donnarumma është grumbulluar tashmë me kommëbtaren “azurre” para ndeshjes së rëdësishme me Spanjën.
Në fakt situata e tij ka ndryshuar, pasi në dy ndeshjet e fundit të “parisienëve” ai ka qenë titullar duke lënë në stol Keylor Navas. Shtypi italian e ka pyetur nëse mungesa e minutave me klubin ka ndikuar në gjendjen dhe performancën tij?
“Unë jam në Paris për të luajtur, është normale që disa nga këto gjera ndodhin ne fillim. Jam i sigurtë që gjithçka do të jetë e mrekullueshme, nuk do të kem asnjë problem me ekipin kombëtar. Unë vazhdoj rrugën time, gjithçka do të shkojë mirë,” përfundon Donnarumma.