Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo u ndal të shpjegojë transferimine Donnarummas te klubi francez.
Ai deklaroi se nuk ka kontaktuar me Donnarummën asnjëherë para muajit qershor, kokë kur Paolo Maldini zbuloi zyrtarisht që portieri ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe është lojtar i lirë.
“Nuk është e vërtetë që i kemi bërë presion Donnarummës të mos rinovojë, për ta marrë me parametra zero. Ne nuk e kemi kontaktuar atë asnjëherë para muajit qershor. Vetëm kur Maldini deklaroi se ai nuk do të rinovojë me Milanin dhe është lojtar i lirë, nisëm negociatat me Raiolën”, u shpreh Leonardo, që në karrierën si futbollist ka një kapitull të rëndësishëm me klubin e Milanit