Humori në politikën shqiptare është kthyer në përditshmëri. Mjafton të hapësh portalet dhe në vend që të informohesh, para të dalin lajme qesharake. Fjala vjen, nëse hapje portalet sot, të shfaqej një lajm për një takim kolosësh: Evi Kokalari me Altin Goxhajn.
Dy anti-Soroistët më të mëdhënj në botë, të cilët e kanë tundur nga themelet perandorinë e miliarderit të njohur, janë takuar këtë të premte në Tiranë për t’u koordinuar për veprimet e mëtejshme kundër Sorosit dhe të zgjedhurit të tij në Shtëpinë e Bardhe, Joe Biden.
Pas këtij takimi, gjasat që Donald Trump të rikthehet në pushtet, janë shumë më të mëdha.
Atëhere do ta shohin edhe Rama me Bashën se çfarë do t’i gjejë!