Skuadra kampione e Italisë, Interi, ia ka dalë të rikthehet te fitoret më shumë vështirësi. Zikaltërit pas barazimit me Atalanta-n një javë më parë kanë fituar 1-2 me përmbysje kundër Sassuolos në një ndeshje që dukej e destinuar për t’u humbur.
Pas një nisje të mirë të besuarit e Inzaghit u ndëshkuan në minutën e 22 nga Berardi që ktheu në gol një penallti të fituar nga Boga. Në vijim Sassuolo mbajti një ritëm shumë të lartë, ndërsa Interi dukej i fikur, deri në momentin kur trajneri zikaltër ndërhyri duke bërë katër zëvendësime dhe duke futur në fushë gardën e vjetër. 30 sekonda pasi u fut në fushë Edin Dzeko barazoi shifrat, ndërsa më pas boshnjaku fitoi edhe një penallti që u kthye në gol nga Lautaro.