Man.United nuk po kalon një moment të mirë, ku mes Premier League dhe Champions “djajtë e kuq” janë shumë larg pritshmërive. Pavarësisht deklaratave në distancë, ku drejtuesit e klubit shprehin mbështetjen e tyre ndaj trajnerit, e ardhmja e Solskjaer mbetet në dyshim, kërkohet një reagim i fortë dhe i menjëhershëm, në të kundërt e pret shkarkimi.
Duke nisur nga kjo e mërkurë, ku përballen me Atalanta në Champions, Man.United nis një tur të vërtetë force që do të vendos përfundimisht edhe të ardhmen e trajnerit. Liverpool, Tottenham, Man.City e për të vijuar me Chelesa e Arsenal, një kalendar më të vërtetë asfiksues ku do të tregohet forca reale e këtij ekipi dhe mbi të gjitha do të përcaktohet e ardhmja e Solskajer.
Nëse trajneri nuk e kalon provimin sipas mediave angleze, Antonio Conte pritet të jetë pasuesi i tij. Ish trajneri i Inter është i fiksuar pas kësaj ideje, për këtë arsye së fundmi ka refuzuar edhe stolin e Newcastle, në pritje që Solskjaer të shkarkohet për tu rikthyer edhe një herë në ishullin britanik, aty ku me Chelsea arriti të shpallej kampion.