Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nisur fushatën e re, me qëllim vaksinimin e qytetarëve. Në këtë aksion të ri kombëtar, siç e ka quajtur ,ministrja do të përfshihen edhe kryebashkiakët dhedrejtues të tjerë lokalë.

Fushata e re ka nisur në Fier. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Manastirliu dhe kryebashkiaku Armando Subashi shihen teksa trokasin derë më derë, duke pyetur qytetarët nëse e kanë bërë vaksinën.

“Është e rëndësishme trokitja derë më derë. Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende duhet të vaksinohen. Plani ynë, i cili kalon në këtë fazë të re ki bashkë me personeli shëndetësore përfshihen edhe të gjithë drejtuesit lokalë, administratorët, kryepleqtë, i jep një vlerë të shtuar të gjithë këtij procesi. Vaksinimi është një detyrë e të gjithëve. Nëpërmjet shembullit mund të arrijmë të shumëfishojmë ata që vaksinohen. Përpjekjet tona jën në të gjithë vendin, në të gjithë Shqipërinë,” thotë ministrja ndër të tjera.