Fifi dhe Granit Cana shkaktuan shumë debate në “Big Brother VIP” për raportin që kishin me njëri-tjetrin. Historia e tyre e shoqërisë i trazoi si ata brenda, ashtu edhe të tjerët jashtë.
Motra e Granit Canës, Genta, dashur pa dashur u përfshi në këtë histori. Ajo ka folur së fundmi për “Prive” dhe ka zbuluar si e sheh sjelljen e të vëllait deri më tani brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Graniti është shumë i edukum, ndoshta pak më shumë seç duhet. Ndoshta unë si motër nuk e kisha leju tërë atë presion të më bëhet pa e kthy në të njëjtën monedhë nëse dikush mu kish kundërvy apo të më kish ofendu.
Për një gjë jam shumë krenare me Granitin deri më tani as edhe një herë nuk ka ndodh Graniti ta ofendojë dikë apo të luajë lojë të dyfishtë si shumica aty që unë po mendoj po e bëjnë”,- u shpreh ajo.
Graniti është munduar të kujdeset maksimalisht për Fifin që t’ia kthejë ndoshta në të njëjtën monedhë si ajo qështë munduar t’i rrijë gati qoftë me larjen e rrobave, qoftë me ushqimin. Nuk e marr që ka qenë diçka tragjike në marrëdhënien e tyre që vendosën të mbesin shokë.
Se Graniti as i ka premtu që do të marr te mami, në shtëpi, as nuk i ka premtu që do të marri nuse, as do të fejohen. Ka qenë një konfuzion ndoshta nga ana e tij që e ka pas ditëve të para, sepse e ka bo me ni mirë, e kanë kalu shumë mirë, ndoshta harrun në pak çaste që janë nën presionin e kamerave”,- shpjegoi Cana.
Postimi i Gentës për Fifin në rrjete sociale pasi Graniti i tha se dëshiron të ketë vetëm një raport shoqëror, bëri xhiron e rrjetit. Mes fjalëve që ajo kishte shkruar, ishin edhe “shpëtove nga ajo psikopate dhe e sëmurë mendore”. Për shkak të keqkuptimit të madh të krijuar te publiku, Genta tha se ka kërkuar që të shkojë të martën në shtëpinë e “BBV” për të folur publikisht, por për shkak të punëve kjo gjë nuk u realizua.
“Nuk i kam thënë ato fjalë, nuk i mendoj ato fjalë, për më shumë që është femër, mua nuk ma lejon as etika morale, e as etika profesionale që të dal me fjalë të shëmtuara e aq të ndyra për një person që është publik. Për të gjithë atë që e kanë vënë në dyshim nëse jam apo jo feministe unë jam shumë feministe.
I përkrah shumë femrat. Kam pas edhe shoqe që sot janë nëpër spektakle të ndryshme falë meje, sepse jam shumë përkrahëse ndaj atyre, sidomos për ato femra që kanë bo gjithçka vetë në këtë jetë. Jam femër vetë, jam nënë e një vajze dhe jam vajza e një nane që ka sakrifikuar jetën e saj vetëm për t’i parë fëmijët e saj në rrugën e drejtë. Unë nuk e menaxhoj 100 për qind Instagram-in tim, kam dikë mbrapa meje që më qëndron se kam shumë obligime. Unë Ellën nuk e dërgoj ende në kopsht të fëmijëve, prandaj e kam të pamundur të jem non stop në rrjete sociale.
Unë edhe Granitit i kam thënë nuk muj me ta menaxhu Instagram-in se nuk kam kohë. Për këtë arsye e kemi lënë te i njëjti person. Ato fjalë aq të këqija, të ndyra, të shëmtuara, i ka thënë një vajzë nga një llogari fallco. Me emrin Zana në mos gaboj.