Kërpudhat janë të famshme për përfitimet e tyre të shumta shëndetësore. Në fakt, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët nga Kolegji i Mjekësisë i Universitetit të Pensilvanisë, ato jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe vdekjes së parakohshme, por gjithashtu përmirësojnë shëndetin mendor të një personi.
Kërpudhat përmbajnë ergothionine, një antioksidant që mbron nga dëmtimi i qelizave dhe indeve në trup. Studimet kanë treguar se antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme mendore, të tilla si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni.
“Kërpudhat janë burimi më i madh ushqyes i aminoacidit ergothionine – anti -inflamator që nuk mund të sintetizohet nga trupi i njeriut. Në nivele të larta, mund të zvogëlojë rrezikun e stresit oksidativ, i cili nga ana tjetër gjithashtu mund të zvogëlojë simptomat e depresionit,” thotë studiuesi kryesor Dr. Xhibril Ba.
Kërpudhat e bardha përmbajnë kalium, i cili mendohet se zvogëlon stresin. Përveç kësaj, disa kërpudha të tjera të ngrënshme mund të stimulojnë shprehjen e faktorëve neurotrofikë siç është sinteza e faktorit të rritjes nervore, të cilat mund të kenë një efekt në parandalimin e çrregullimeve neuropsikiatrike siç është depresioni