Sot, Eduard Kuçi ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram Live se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni i ndjekur “Për’puthen”. Kjo vjen për arsye, pasi ata dy kanë shkelur rregullat e programit dhe në rrjetet sociale qarkullon një video ku Edi dhe Ada, e cila është me kapuç për të mos u njohur, kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant.

Edi sot në Instagram Live ka treguar më gjatë rreth përjashtimit: “(I drejtohet Adës), a po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu? Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxon në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata janë kon t’vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo jon kon ata që na kanë bo foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kon bashkë, si njoh mirë vendet këtu.”

Kujtojmë se Ada dhe Edi, pas disa peripecish e zënkash u pajtuan në Për’puthen Prime.