Konsumatorët amerikanë do të shpenzojnë më shumë për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër (tetor -mars), sesa vitin e kaluar, për shkak të çmimeve më të larta të produkteve të energjisë, parashikoi sot Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA), sipas CNN. “Familjet që përdorin propan dhe naftë për ngrohje ka të ngjarë të shpenzojnë shumë më tepër se vitin e kaluar”, tha EIA.
Vitin e kaluar, shumë çmime të energjisë arritën në nivelet më të ulëta shumëvjeçare për shkak të shkatërrimit të kërkesës nga pandemia e COVID 19. Çmimi me shumicë i gazit natyror, karburanti më i përdorur për ngrohje në SHBA, ishte mesatarisht vetëm 2,11 dollarë për mijë metra kub në vitin 2020, më i ulëti në 25 vjet. “Arsyeja kryesore pse çmimet me shumicë të gazit natyror, naftës bruto dhe produkteve të naftës janë rritur është se kërkesa për karburant është rritur nga nivelet më të ulëta të fundit më shpejt se furnizimi, pjesërisht për shkak të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë”, shpjegoi EIA.
Në varësi të vendit ku jetojnë, EIA tha se kostot shtëpiake të banorëve do të rriten në rreth 11-14 dollarë për mijë metër kub për gazin natyror, rreth 2,50-3,50 dollarë për gallon për propanin dhe pothuajse 3,50 për gallon për naftën për ngrohje.