Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të ikonës së gazetarisë sportive, Kosta Grillo.

Përmes një mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, ku ngushëllon familjen dhe miqtë e komentatorit më të spikatur të futbollit, Veliaj shprehet se ndarja e tij nga jeta është një lajm i trishtueshëm për të gjithë.

“Zëri i Kosta Grillos në komentin e ndeshjeve të futbollit do i mungojë të gjithë tifozëve, e sidomos gjatë fitoreve të Kombëtares tonë. Ikja e tij është trishtim për gjithë gazetarinë shqiptare. Ngushëllime familjes!”, shkruan në mesazhin e tij kryebashkiaku Veliaj.