Edi kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i kërkuar falje Adës. Pasi e ofendoi rëndë për paraqitjet e saj, kur i tha se “është fallco dhe duket si burrë”, marrëdhënia mes tyre ishte krisur, ndërsa Ada tha se nuk do të ketë më asnjë takim me të. Por, konkurrenti u shfaq sot i penduar për çfarë ka thënë dhe nëpërmjet një video mesazhi që u hap me zë të lartë në studio kërkoi ndjesë. “E di që të kam mërzitur me fjalët që të kam thënë, shpesh herë nga nxitimi. Nga inati i momentit pa i menduar mirë ato që po t’i thosha. Ky mesazh vjen për ty si një kërkesë falje, nga princi i vetëm që ti ke dalë në takim, ai i vërteti, Edi!”
Ada u emocionua dhe e pranoi faljen. “Ishte shumë i bukur, më pëlqeu. E prisja pak më përpara, por vonoi pak”, tha ajo. Sipas saj, ofendimet Edi i ka bërë pasi ka qenë i ndikuar nga dikush tjetër, mbase nga to që ka pasur nëpër takime. Menjëherë reagon Alvisa, me të cilën konkurrenti ka zhvilluar takim jashtë studios. Ajo tha se Edi ka reaguar në studio dhe jo gjatë bisedave me të
Ndërsa Edi rrëfeu se edhe familja i ka thënë që nuk duhet të fliste në atë mënyrë. I pyetur nga Ada nëse është i sinqertë në faljen që kërkon, Edi betohet se po!