FDA ka kërkuar miratimin emergjent të një doze përforcuese të vaksinës Moderna. Komiteti Këshillues i FDA -së tha se dhënia e një doze përforcuese do të ishte e sigurt dhe efektive gjashtë muaj pas dozës së parë.

Të 19 anëtarët e komitetit mbështetën autorizimin e një doze përforcuese 50-mikrogram-gjysma e madhësisë së dozave 100-mikrogram për personat e moshës mbi 65 vjeç; 18 deri në 64 vjeç të cilët janë më të rrezikuar nga simptomat e rënda të Covid-19; dhe personat e moshës 18 deri në 64 vjeç, të cilët janë më të rrezikuar nga Covid në mjedisin e punës.

Anëtarët e komitetit thanë se nuk ishin plotësisht të bindur se të dhënat ishin të mjaftueshme për të miratuar një dozë përforcuese. Nëse FDA jep autorizimin për përdorimin urgjent për një dozë përforcuese të Moderna, këshilltarët e vaksinave në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve priten të takohen për të diskutuar se në cilat grupe do të aplikohet.