Nga ARTUR AJAZI/ Sali Berisha i ka gjetur një emër procesit të takimeve të tij me demokratët berishistët.E ka quajtur “Foltore”, nga ku po shpalos gjithë skenarin e shkruar “mjeshtërisht” sipas tij, për të arritur sërish majën e partisë. Sallat e mbushura me berishistë, thirrjet, puthjet e dorës madje edhe makinës nga disa fanatikë, brohoritjet “Berisha-Berisha”, “Basha ik” apo dhe tendenca e disave për të nisur “kryengritjen në PD” dhe më gjerë, mbushja e rreshtave të para me ish-drejtorë, të ngjet në fakt me një “Faltoren”. Duket sikur ata që mbushin sallat e Doktorit, e shohin atë si “Peshkop”, dhe ata si “besimtarë të devotshëm”. Brënda sallave të mbyllura (të cilat nuk dihet nga kush paguhen) përsëriten dhe ripërsëriten akuzat ndaj Bashës, Ramës, denoncohet “pakti i fshehtë dhe bashkëqeverisja”, dhe u premtohet mitingashëve “rikthim në pushtet, pavarësi e PD, luftë amerikanëve”. Herë-herë, takimet e Berishës, ngjasin me grumbullimet e Haxhi Qamilit, tek i shpallte luftë me armë në dorë qeverisë dhe pavarësisë Shqipërisë, për hatër të Turqisë. Askush nuk di të thotë, pse Sali Berisha e ka quajtur “Foltore” nismën e tij për rikthimin në krye të PD, askush nuk di të thotë, çfarë kërkon të arrijë Sali Berisha me betejën e tij, jo vetëm ndaj Bashës, por edhe ndaj SHBA-ve.Gjithçka që mund të arrijë ai përmes vandalizmave, do të jetë një HIÇ, përballë vullnetit të shumicës së shqiptarëve, dhe mirënjohjes së tyre ndaj partnerit tonë stradegjik, SHBA-së. Por Berisha ka arritur ti karikojë berishistët, dhe tu mbushë mëndjen atyre se “unë dhe vetëm unë, mund t’ju sjell sërish në pushtet”. Realisht, ai po pergatit dramën më të madhe për Partinë Demokratike, dhe po gatuan shkatërrimin nga themelet të asaj force politike. Duke shfrytëzuar ekzaltimin e berishistëve, ish-kryetari “non-grata” deri sot nuk ka sqaruar, si do të zgjidhë ai ngërçin e krijuar me amerikanët, si do të rihapë partinë, si do të shpjerë demokratët drejt pushtetit pa asnjë mbështetje ndërkombëtare, dhe plot pyetjeve të tjera. Sali Berisha ka zgjedhur të keqpërdorë ithtarët dhe fanatikët, duke vënë në krye të tyre ish-drejtorët dhe ish-zyrtarët e djeshëm, të gjithë të akuzuar dhe damkosur si të korruptuar, të pasuruar gjatë pushtetit të tij. Përmes brohoritjeve berishiste, ai ka shpallur nga Kavaja (qytet të cilin sa ishte në pushtet e la në harresë) kandidaturën e tij për kryetar PD-je. Ai po tenton të bëjë brënda asaj partie një “1997 të dytë”, duke lëshuar gjithë bateritë dhe tentakulat e tij propogandistike për të përçarë fillimisht grupin e deputetëve të PD.Berisha i ka kthyer berishistët, në “vegla qorre dhe kamikazë” të vendimeve dhe qëndrimeve tij, duke treguar se nuk ndalet para asgjëje, për të arritur edhe njëherë atje ku ishte në 2013. Ai ka krijuar tanimë kultin e “Liderit të pagabueshëm, prijësit legjandar”, duke imituar Enver Hoxhën në çdo hap. Foltorja e tij, mblodhi veç berishistëve, gjithë mëkatarët e qeverisjes tij, ata që kanë vënë pasuri të madhe dje, dhe që shpresojnë që një ditë Berisha ti risjellë sërish në pushtet. Ata e kanë si “Faltore” sallën e takimeve të Doktorit, nga ku shpresojnë se do të mund të lajnë mëkatet e tyre, duke mbrojtur kryemëkatarin që e quajnë me mburrje “Udhëheqës i pagabueshëm dhe i përjetshëm”.
Foltore apo Faltore ?
Presidenti Begaj uron besimtarët nga Shëngjini në ditën e Pashkës: Harmonia fetare në Shqipëri,...
Në ditën e shenjtë të Pashkës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zgjodhi famullinë e Shëngjinit për të uruar besimtarët e krishterë për këtë festë...
“Nuk jemi prioritet,” Zelensky: Lufta në Iran mund të na lërë pa mbrojtje
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se një konflikt i zgjatur midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit rrezikon ta largojë vëmendjen e Uashingtonit nga Ukraina, duke...
Virozat e stinës, infeksionistja: Gripi A më agresiv se vitet e tjera, duhet regjim...
Me ndryshimin e temperaturave, pranvera po shoqërohet me një shtim të ndjeshëm të rasteve me virozat e stinës. Infeksionistët kanë konstatuar një qarkullim ë...
Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një mesazh të rëndësishm për të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale ata...
Nuk plotësonte standardet higjieno-sanitare! Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope.
Trupa...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti do të kemi lajme shumë të mira...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian vazhdon normalisht, ndërsa hodhi poshtë zërat se ky proces është bllokuar.
Në nisje...
Pashkët Katolike, Delegacioni i BE në Shqipëri uron besimtarët: Shpresë, unitet dhe forcë për...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar gjithë besimtarët për Pashkën Katolike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka...
Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë...
Vjosa Osmani ka lënë sot më 4 prill detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Kjo u bë në një ceremoni zyrtare, ku ajo...
Ambasada e SHBA në Tiranë uron Pashkët: Vlerësojmë mënyrat e shumta se si komunitetet...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar qytetarët për festën e Pashkës, duke theksuar vlerësimin për mënyrat e ndryshme se...
Ulja me 20% e akcizës së naftës, Rama: Hyn në fuqi menjëherë kur çmimi...
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për miratimin disa ditë më parë të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës.
Në podkastin...




















