Teksa edhe pak ditë na ndajnë nga Maratona e Tiranës, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kujdeset për mirëmbajtjen e sinjalistikës në çdo rrugë të qytetit.
Madatona e Tiranës do të fillojë në sheshin “Skënderbej”, do vazhdojë në Bulevardin “Zogu I”, e më pas në kryqëzimin e fundit të “Bulevardit të Ri”. Pastaj vrapuesit do kthehen në drejtim të rrugës së Durrësit, do kalojnë në rrugën e Kavajës, në rrugën “Myslym Shyri” si dhe në Bulevardin “Bajram Curri”. Nga aty do kalojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”, te parku i Liqenit Artificial, rruga “Lekë Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Xhorxh W. Bush”, si dhe rruga “Abdi Toptani” pranë Bashkisë, ku do të merret kthesa e fundit dhe do të shkojnë në pikën e nisjes.
Edicioni i 5-të i këtij aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerareve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës.
Shihni fotot si më poshtë me ndryshimet që janë bërë në rrugët e Tiranës.
Dhe nëse ende nuk jeni regjistruar, klikoni linkun dhe bëhuni pjesë e garës më të madhe në kryeqytet: https://tiranamarathon.com.