Ilir Këllezi nga Korça, që garonte sot në maratonën e Tiranës me logon e Ministrisë së Mbrojtjes u shpall fitues në 42 km.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili theksoi “krenar për shpirtin kampion të FA-së”.

“Lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura, së shpejti me një program të ri entuziast”, tha Peleshi.

Në kryeqytet po zhvillohet sot Maratona e Tiranës, ngjarja më e madhe sportive e vitit me edicionin e saj të 5-të. Në maratonë marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme.