Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço. Ajo foli për ecurinë epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit. Sa i përket të parës, Rakacolli theksoi se ka pasur një rënie të numrit të të infektuarve dhe kjo është ndikuar dhe nga bërja e vaksinave.
Nga krahu tjetër, ajo tregoi se 90 % e fataliteteve nga sëmundja nuk kishin bërë vaksinat. Sakaq, Rakacolli nënvizoi se vaksina është mirë të bëhet sepse të mbron nga virusi. Ajo tha se aplikimi i vaksinës nuk ndikon në sterilitet, ndërsa shtoi se gratë shtatzëna, sipas të gjitha të dhënave të tanishme duhet të kryejnë vaksinën. Ndër të tjera, zv. ministrja zbuloi se brenda muajit Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet dhe do të tregojë se çfarë do të ndodhë me fëmijët, a duhet të vaksinohen apo ende duhet të presim për të nisur fushatën për këtë grupmoshë.
Pjesë nga biseda Ne cfarë niveli jemi aktualisht? Mira Rakacolli: Pas një rritje që patëm në gusht dhe fillim shtatori tani kemi stabilitet në shifra. Ne i matim sipas incidencë javore apo dy javore. Numri i rasteve aktive, ka qenë dhe 11 mijë apo 12 mijë, ndërsa tani jemi diku te 6 mijë. Natyrisht që numri it ë shtruarve në spital ka një rënie të lehtë. E rëndësishme është që nuk ka shkuar proporcionalisht numri i humbjeve të jetës me infektimet dhe tregues për këtë është vaksinimi.
Dje kemi pasur 9 humbje jete në më pak se 200 raste? Mira Rakaclli: Njerëzit që humbim jetën janë ata që janë infektuar 3 javë më parë, ose më shumë. Pra ato janë të trajtuar në spitale, janë asistuar me respirator. Kjo duhet krahasuar me kohën që ata janë infektuar. Numri i humbjeve të jetës reflekton shifrat e atëhershme, e jo ato të sotshmet.
A ka rrezik për rritjen e kurbës së infektimeve? Mira Rakacolli: Ne shpresojmë që jo. Kush janë faktorët që mund të na çojnë në rritje dhe kush janë ata që e pengojnë. Kjo rritje në radhë të parë na erdhi nga prezenca e variantit Delta. Dihej që infektueshmëria e saj është e madhe. Nëse do të kemi mutacion tjetër, një virus me akoma më tepër aftësi transetueshmërie, mundet që të rriten rastet. Por këto janë skenarë teorike. Po kështu, edhe dimri, duke qenë se koronavirusi është një virus respirator dhe dihet që ky lloj virusi rritet në stinën e dimrit. Ne duhet të respektojmë distancat dhe mbajtjen e maskave. A do të ketë mbledhje sërish të Komitetit Teknik? Mira Rakacolli: Përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura se kemi hequr. Duhet që ne të zbatojmë masat që thuhen, sepse ekspertët tanë janë treguar profesionistë dhe i kanë bërë në përputhje me shifrat. Vaksinimi nuk duhet neglizhuar gjithashtu.
Është në rënie agresiviteti i Deltas? Mira Rakacolli: Të infektuarit sot janë më së shumti me Deltën, duke qenë se infektuershmëria s’ka rënë, vaksina është mjeti që të mbron, edhe ndaj këtij varianti. Numri it ë shtruarve në spital ka rënë është dhe meritë e vaksinimit. Të shtruarit në spital janë mbi 90% të pa vaksinuar.
Sa % e personave që riinfektohen kanë marrë 1 dozë apo 2 doza vaksinash? Mira Rakacolli: Nuk mund të jap një shifër të qartë. Është mbi 90 % e atyre që janë të shtruar në spital janë të pavaksinuar. Ka edhe persona të riinfektuar.
A ka variante të tjera në qarkullim? Mira Rakacolli: Jo. Nuk ka në qarkullim. Si duhet bindur shqiptarët që nuk e kanë bërë ende vaksinën, pse duhet të vaksinohen? Mira Rakacolli: Ne kemi kulturë për vaksinimin dhe ajo që ne po prekim në terren çdo ditë është ajo që njerëzit na e paraqesim në diskutim, janë infot që jepen në rrjete sociale dhe hapësira që disa media i japin disa personave jo profesionist që japin mendimin e tyre. Njerëzit duke dëgjuar qëndrime të ndryshme, kanë hezitimin e tyre. Por sot, sidomos sot, në bazë të shifrave një person që ka një kulturë normale dhe e arsyeton vetë për diçka, janë numrat. Këtë e thonë njerëz që e kanë bërë vetë vaksinën dhe ua kanë bërë familjarëve të tyre. Njerëz me reputacion e thonë dhe e bëjnë këtë. Nëse nuk binden me këto gjëra shifrat janë ato që tregojnë qartë që vaksinimi duhet bërë.
Aktualisht nga informacionet që keni fëmijët a duhet vaksinuar, duke nisur nga 12 vjeç e sipër? Mira Rakacolli: Ky është një problem teknik. Komiteti ynë i ekspertëve të vaksinimit do të ketë një vendim shumë të shpejtë dhe do të shprehet shumë shpejt brenda muajit tetor. Në momentin që ata e gjykojnë ta kenë gati dhe të shohin të dhënat nga vendet e tjera japin një rekomandim. Ne vaksinën se kemi bërë asnjëherë të vaksinuar, njeriu atë e bën me bindje. Ne i sqarojmë njerëzit në lidhje me vaksinimin, askujt s’i bëhet vaksinë me zor.
Po gratë shtatzëna? Mira Rakacolli: Ekspertët dhe mjekët janë shprehur që patjetër gratë shtatzëna duhet të bëjnë vaksinën. Për këtë janë shprehur mjekët të të gjitha fushave. Ata kanë paraqitur materiale që mbështesin këtë hipotezë. Vaksina nuk lidhet fare me sterilitetin. Vaksina nuk ka asnjë lidhje me ndërveprimin dhe rregullat biologjike që zhvillohet vaksina. S’ka asnjë lloj ndikimi.