Gjermania shtoi sot Kroacinë dhe Bullgarinë në zonat me rrezik të lartë për Covid-19 duke kërkuar një karantinë minimale pesëditore për udhëtarët e pavaksinuar ose të pashëruar që vijnë nga të dy vendet. Edhe tre anëtare të tjera të Bashkimit Evropian – Rumania, Lituania dhe Sllovenia – ishin në listën e mbikëqyrur nga instituti ”Robert Koch” (RKI) për kontrollin e sëmundjeve.
Evropa po sheh një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital – ndonjëherë në mënyrë befasuese, në varësi të vendit – pas fillimit të një moti të ftohtë dhe vonesave në marrjen e vaksinës në disa vende evropiane. Globalisht, rreth 70 vende klasifikohen zona me rrezik të lartë Covid-19 nga Gjermania.
Kushdo që nuk është shëruar ose nuk është vaksinuar plotësisht dhe kthehet në Gjermani duhet të kalojë në karantinë për 10 ditë. Kjo periudhë mund të shkurtohet nëse rezultojnë negativë pas pesë ditësh. Përveç Kroacisë dhe Bullgarisë, edhe Kameruni, Singapori dhe Republika e Kongos u shtuan sot në listë. Kenia, Kosova, Iraku dhe Hondurasi u hoqën.