Qeveria gjermane do të kërkojë marrëveshje me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian për mënyrën e përballjes me rritjen e mprehtë të çmimeve të energjisë, tha sot zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz në Berlin.
“Është e rëndësishme të koordinohet kjo në mbarë Evropën dhe brenda rregullave aktuale për tregun e brendshëm të BE-së”, shtoi Fietz.
“Çështja do të diskutohet në samitin e ardhshëm të BE-së në Bruksel të enjten dhe të premten, javën e ardhshme”, njoftoi ajo.
Kancelarja Angela Merkel ndau shqetësimet e përhapura për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, gazit dhe karburantit të automjeteve.
“Energjia e përballueshme është një çështje themelore për qeverinë”, tha ajo, duke treguar masat tashmë të marra për të lehtësuar efektet e rritjes së çmimeve.