Google do të dhurojë çelësa sigurie për 10 mijë përdorues të cilët janë në rrezik hakimi si politikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
Çelësat USB sigurojnë verifikim me dy faktorë, një shtresë mbrojtëse shtesë përtej një fjalëkalimi.
Në Shtator gjiganti i kërkimit kishte zbuluar një fushatë e cila vuri në shënjestër 14 mijë përdorues të Gmail.
Fushata u lidh me grupin Rus të hakerëve APT28 dhe ishin kryesisht tentativa phishing. APT28 njihet edhe si Fancy Bear dhe besohet se është nën kontrollin e inteligjencës ushtarake Ruse.
Grupi ka vënë në shënjestër në të kaluarën përdorues të profilit të lartë. 10 çelësa sigurie “Titan” do të shkojnë falas për përdoruesit. Zakonisht këto çelësa fillojnë nga 40 dollarë.