Greqia ka regjistruar 2,197 gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 675.479.

Ndërkohë 36 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15,105 vdekje.

331 pacientë janë të shtruar në Njësitë e Kujdesit Intensiv., ndërsa mosha mesatare e tyre është 67 vjeç.

Sipas mediave helene, në mesin e pacientëve të intubuar, 86.71% janë të pavaksinuar.