Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me hapjen e shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se e ka pritur me kënaqësi të madhe këtë lajm të mirë, pasi sipas tij bashkëkombasit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë.
Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës? në gjuhën shqipe? në ?Bari të Italisë. Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombasit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.
Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.