Më 5 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikanë në Shqipëri. Aplikimet do të jenë të hapur deri më 10 nëntor, por jo të gjithë dinë sesi t’i ndjekin hapat e regjistrimit në mënyrën e duhur. Jo rrallë herë ndodh që qytetarë të ndryshëm të ofrojnë si shërbim hedhjen e lotarisë amerikane kundrejt pagesës.

Kjo ka bërë që Ambasada Amerikane në Shqipëri t’i kujtojë qytetarët që për të aplikuar për Vizën e Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese. “Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para,” shkruhet në postimin e ambasadës.