Kryeministri Edi Rama tha për situatën e krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm, se qeveria ka bërë investimin dhe se ndërmarrja për mirëmbajtjen është përgjegjëse për të. Rama tha se të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhur janë gjëra të ndryshme. “Të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura janë dy gjëra të ndryshme.
Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjësitë e veta. Kjo është në hetim . Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet”- tha ai.