Hezitimin e të rinjve për tu vaksinuar kundër koronavirusit do tentojnë thyejnë me fakte shkencore. Specialistë të shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH do të shpërndahen nëpër auditore për të diskutuar me studentët rreth dozave anti Covid. “Shumë e rëndësishme është që ato të marrin pjesë dhe unë kam besim. Në lidhje me efektet e atyre që shkakton vaksina ka pasur informacione të pasakta dhe nëpër auditore do të ketë specialist që do të përgjigjen të gjithë dilemave të studentëve, “ ka thënë ajo.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë Mira Rakacolli u bën thirrje të rinjve të përfitojnë nga kjo mundësi. “Ato që nuk janë vaksinuar të shkojnë sa më parë të këto pika që të mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve dhe të miqve të tyre.
Është e rëndësishme që ato të vaksinohen dhe për të marrë pjesë në leksione”, është shprehur Rakacolli. Sipas një kalendari të përcaktuar studentët mund të marrin dozat anti Covid në shkollat e larta përgjatë të gjithë javës. Ata që do të refuzojnë vaksinimin do të hyjnë në auditore duke dorëzuar çdo javë përgjigjen negative të tamponit.