Analisti Ilir Yzeiri i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ia merr dot partinë Lulzim Bashës. Sipas tij kjo nuk mund të ndodhë sepse ndryshimet që ka bërë Basha në statutin e PD-së nuk ia mundësojnë Berishës dhe mbështetësve të tij që në rrugë institucionale ta rrëzojnë.
Yzeiri: Unë besoj se po ka shpëtuar Berisha nuk e rrezikon Lulzim Bashën. Ata që takon Berisha nuk mendoj se përfaqësojnë PD-në. Ata përfaqësojnë një pjesë të PD-së, por jo PD deri në atë masë sa të gjitha forumet e saj të mblidhen kundër Lulzim Bashës. Ndryshimet që ka bërë Basha në statutin e PD-së nuk ia mundësojnë Berishës dhe mbështetësve të tij që në rrugë institucionale të rrëzojnë Lulzim Bashën. Nuk ka asnjë mundësi.
Këshillin Kombëtar nuk e thërret dot Sali Berisha, e thërret Basha dhe di ai se si e thërret. Berisha mund të ketë mbështetjen në bazë, por jo te forumet, forumet i ka baza. Ata që do mbështesin aksionin e Berishës dhe do i kundërvihen Bashës dhe do krijojnë një seksion, menjëherë do shpallen nga SHBA si ai grupim që drejtohet nga njeriu që SHBA e ka shpallur non grata. Basha nuk ikën, është vonë për t’u rrëzuar dhe me ndihmën e Berishës vetëm sa forcohet Basha tani.