Paulo Dybala është kthyer të stërvitet me skuadrën pas pothuajse një muaji dhe do ta nisë nga stoli derbin e Italisë që Juventus do të zhvillojnë të dielën në mbrëmje kundër Inter-it.
Për Rabiot, i shëruar nga Covid-19, Allegri do të vendosë në momentin e fundit, por ka pak mundësi që francezi ta nisë ndeshjen nga fillimi.
Ka shumë mundësi që Bernardeschi të konfirmohet në mesfushë, me kthimin e Cuadrado-s nga krahu i kundërt pas qëndrimit në stol në transfertën kundër Zenit-it.
Do të kthehet mes titullarvë Danilo, me Alex Sandro në avantazh ndaj De Sciglio-s në krahun e majtë pavarësisht paraqitjeve të mira të ish-milanisiti në ndeshjet e fundit.
I përjashtuari i madh në mbrojtje mund të jetë De Ligt, më i miri i Juventus-it në Rusi: kapiten Chiellini është favorit për të luajtur në krah të Bonucci-t në qendër të mbrojtjes.
Në fund, Allegri duket se do t’u besojë Chiesa-s dhe Morata-s në sulm, me Kean dhe Kulusevsky-n që pritet ta nisin nga stoli.
Suedezi, vendimtar të mërkurën kundër Zenit-it, është poshtë ish-yllit të Fiorentina-s në hierarkitë e Allegri-t, por mund të jetë lëvizja surprizë e Allegri-t për të befasuar Inzaghi-n.
Formacioni i mundshëm i Juventus-it (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, Bentancur, Bernardeschi; Chiesa, Morata.