Trajneri Allegri ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Derbin e Italisë kundër Inter-it. Kthehet Dybala, mbeten jashtë Kean dhe Rabiot: sulmuesi është përjashtuar për shkak të një lodhjeje muskulore, Rabiot sapo është kthyer pas infektimit me Covid dhe nuk është akoma gati.
Lista e të grumbulluarve
Portierë: Sczcesny, Pinsoglio, Perin. Mbrojtës: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani. Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Bernardeschi, Chiesa, Locatelli, Bentancur, Kulusevski. Sulmues: Morata, Dybala, Kaio Jorge.
Ka shumë mundësi që Bernardeschi të konfirmohet në mesfushë, me kthimin e Cuadrado-s nga krahu i kundërt pas qëndrimit në stol në transfertën kundër Zenit-it. Do të kthehet mes titullarëve Danilo, me Alex Sandro në avantazh ndaj De Sciglio-s në krahun e majtë pavarësisht paraqitjeve të mira të ish-milanisiti në ndeshjet e fundit.
I përjashtuari i madh në mbrojtje mund të jetë De Ligt, më i miri i Juventus-it në Rusi: kapiten Chiellini është favorit për të luajtur në krah të Bonucci-t në qendër të mbrojtjes. Në fund, Allegri duket se do t’u besojë Chiesa-s dhe Morata-s në sulm, me Kean dhe Kulusevsky-n që pritet ta nisin nga stoli. Suedezi, vendimtar të mërkurën kundër Zenit-it, është poshtë ish-yllit të Fiorentina-s në hierarkitë e Allegri-t, por mund të jetë lëvizja surprizë e Allegri-t për të befasuar Inzaghi-n.
Formacioni i mundshëm i Juventus-it (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, Bentancur, Bernardeschi; Chiesa, Morata