E ardhmja e lexis Sanchez tek Inter-i mbetet akoma e paqartë. Zikaltrit duan ta largojnë, por rroga e lartë e kilianit është ajo që ka frenuar klubet të bëjnë një lëvizje për të.

Megjithatë, duket se një lajm i mirë ka ardhur për milanezët nga Anglia. Sipas BBC, në fakt, Everton-i i Rafa Bentiez mund të bëjë një ofertë për Sanchez në merkaton e janarit.