Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha paralajmëron goditje të rënda për Lulzim Bashën. Ai thotë se shumë deputetët të tjerë do i bashkohen foltoreve të Berishës, ndërsa shton se Basha ka interesa personal në Partinë Demokratike. Më tej Hoxha thotë se Basha ka çështje të hapura me drejtësinë amerikane, duke nenkuptuar lobimin me para ruse ne SHBA dhe financimin nga burime nga parajsat fiskale te nje fotoje me Donald Trump!. “Basha ka pasur një sinjal për deputetët por harron se PD është krijuar si partia e lirisë. Do të ketë shumë deputetë do i bashkohen foltores së Berishës.
Pothuajse të gjithë baza e PD i është bashkuar foltores. Basha ka interesa personal në PD. Nëse ka sot një politikan shqiptar që ka një çështje të hapur me drejtësinë amerikane, është sërish Basha”, tha Hoxha për Ora News.