Ish drejtori i doganave, Arlind Gjokutaj, është emëruar sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Ai është prezantuar këtë të martë me detyrën e re. Gjoktaj zëvendëson në këtë detyrë Oltion Muzakën. Ky i fundit kishte marrë detyrën para një viti.
Gjokutaj së fundmi ishte pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit. Po ashtu vite më parë ka qenë edhe tek Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave.