Italia zgjat deri më 15 dhjetor 2021 masat anti Covid për hyrjen në territorin italian nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian. Masat aktuale ishin në fuqi nga 31 gushti në 25 tetor 2021. Për Shqipërinë do të vazhdojnë të jenë të njëjta kushte që po aplikohen deri më sot. Në territorin italian çdo qytetarë shqiptarë është i lirë të hyj duke prezantuar tamponin negativ molekularë brenda 72 orëve para nisjes nga Shqipëria ose tamponin e shpejte në 48 orët e fundit para udhëtimit; si dhe formularin PLF, Passenger Licator formë në formën dixhitale ose të stampuar.
Në rast të mungesës se tyre u duhet nënshtruar një autoizolimi me besim nën mbikëqyrjen shëndetësore për 5 ditë duke informuar qendrën mjekësore më të afërt pranë banesës ku do të qëndroj në Itali. Për shtetasit kosovarë që hyjnë në territorin italian, kërkohet certifikata shëndetësore që vërteton vaksinimin nga një vaksinë anti covid e njohur nga EMA, agjencia europiane e barnave, formulari PLF e në rast të mungesës së tyre duhet të kryejnë tamponin e shpejtë në 48 orët e fundit ose atë molekular në 72 orët para nisjes së bashku me autoizolimin 5 ditor.
Strategji, SPAK e kupton lojën “bëjmë sikur…”. Pas përfundimit të afatit 5 ditor shtetasit kosovarë që kanë hyrë në Itali, u duhet të kryejnë një tjetër test anti covid që konfirmon rezultatin negativ e lejon lëvizjen e lirë të tyre në territorin italian. Për shtetasit që udhëtojnë nga India e Brazil, e që deri më sot i është ndaluar hyrja në Itali, qeveria italiane ka vendosur të aplikoj prej datës 25 tetor e deri në 15 dhjetor të njëjtat masa si për lëvizjen me vendet ekstra komunitare. Vendimi i qeverisë italiane hyn në fuqi menjëherë e sapo është publikuar në fletoren zyrtare.