Le ta quajmë më mirë epidemi, atë që po ndodh në kombëtaren tonë të futbollit. Koronavirusi, fatkeqësisht, duket se paska “hedhur rrënjë” në radhët e kuqezinjve, sepse numri i të prekurve në këtë grumbullim, në kuadrin e dy kualifikueseve të tetorit, shkon në katër tashmë.
Qysh në fillim të grumbullimit, me Covid-19 rezultoi mbrojtësi Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci. Mbrëmë doli pozitiv Sokol Cikalleshi, ndërsa sot, simpotomat e para, në pritje të testit konfirmues përkatës, tamponit, i ka dhënë edhe Klaus Gjasula.
Pra, edhe mesfushori në fjalë është izoluar, sipas rregulloreve përkatëse mjekësore, ndaj nuk mund të luajë sonte ndaj Polonisë. Një situatë vërtet kritike, edhe për trajnerin Edy Reja, që duhet të bëjë pa tre lojtarë me shumë ndikim në këtë sfidë vendimtare për “Katar 2022”: Gjimshiti, Cikalleshi dhe Gjasula. Në kushte normale, të tre do të ishin titullarë të padiskutueshëm sonte