Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun ka zhvilluar një konferencë online me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Gjatë fjalës së saj Yan Sun : “Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri pas tërmetit dhe pandemisë. Masat e qeverisë kanë qenë efektive dhe i kanë hapur rrugën rimëkëmbjes. Ne presim rritje ekonomike këtë vit 7.8%, dhe 3% në vitin e kaluar. Ka rritje të çmimet të energjisë që është rrezik. Sfidat janë 2, investimi në mënyrë efikase tek njerëzit dhe ekonomia dhe të përmbyllet rindërtimi, të mbyllet rreziku fiskal dhe të ulet borxhi publik. Rimëkëmbja duhet të përdoret për të arritur konsolidimin fiskal. Duhet zgjeruar baza tatimore dhe për të eliminuar shmangiet tatimore. Presim që strategjia afatmesme buxhetore të bëhet funksionale në vitin 2022. Duhet të rritet cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Për investimet ambicioze, duket të moderohet nga financimi i buxhetit dhe shpenzimet të orientohen tek qytetarët. Rreziqet fiskale në rritej, si PPP, garancitë shtetërore apo ndërmarrjet shtetërore duhet të menaxhohen më mirë. Mbështetja fiskale vjen duke u ulur por politika monetare duhet të jetë lehtësuese. Duhet të forcohen përpjekjet për të sunduar ligji, të eci reforma ligjore dhe të luftohet më tej korrupsioni”, tha Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun.