Binjakët, aspak të rrezikshëm!
Binjakët kanë më pak gjak në duart e tyre, pasi nuk i marrin njerëzit aq seriozisht sa për t’i lënduar ose për t’i vrarë. Në vend që të vrasin dhe lëndojnë njerëzit, ata preferojnë t’i mërzisin ata deri në vdekje duke folur.
E dyta shenjë më pak e rrezikshme është Ujori!
Të lindurit nën këtë shenjë kanë një ego të madhe që nuk mund të shkatërrohet. Ata besojnë në drejtësi në mënyrë të vendosur.
Ujorët janë shenja e dytë më e rrezikshme e zodiakut sipas statistikave të FBI-së.Ndoshta sepse këta njerëz janë më të zgjuarit; dhe nuk lënë prova që të kapen nga policia.
Luanët janë thjesht mace!
Andaj mos u trembni nga hungërimet e tyre.
Njerëzit e lindur nën këtë shenjë qëndrojnë larg problemeve.Edhe pse këta njerëz rrallë vrasin, por e kur kryejnë një vrasje, ajo tërheq shumë vëmendje.
Këto njerëz janë të durueshëm, të mirë dhe të drejtë, por ata janë më vrasës se Ujorët dhe Binjakët.
Peshoret janë shumë të durueshme!
Por zgjedhin dhunën dhe vrasjen kur të tjerët përfitojnë prej tyre.
Virgjëresha, vrasës të zhdërvjellët dhe psikopatë!
Virgjëresha mund të klasifikohet si e rrezikshme. Janë më të prirur ndaj mashtrimit dhe vjedhjes sesa vrasjes.
Peshqit s’janë aspak të lezetshëm!
Në mesin e vrasësve më të njohur serialë të lindur nën këtë shenjë zodiakore janë Aileen Wuornos, Clown Killer ose John Gacy dhe Richard Ramirez. Njerëzit e lindur nën Peshqit kanë një tendencë ndaj varësisë. Ata shpesh kryejnë krime të jashtëzakonshme dhe vrasje.
Bricjapët njihen si vrasës serial!
Numri i vrasësve serialë të lindur nën këtë shenjë është mesatar.
Bricjapët bëhen rrallë herë vrasës, por kur ata bëhen, bëhen vërtet të rrezikshëm.
Dashi është i çmendur!
Njerëzit e lindur nën këtë shenjë zemërohen shumë lehtë, por zemërimi i tyre nuk zgjat shumë. Ju duhet të qëndroni larg nga një Dash për aq kohë sa është me nerva.
Nervat e Demit janë të forta!
Këta njerëz janë më të prirur për mashtrim sesa vrasje.
Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit i kryejnë krimet sepse duan para dhe luks.
Vendi i tretë i shkon Shigjetarit!
Sepse krimet e vogla nuk janë pjesë e listës së krimit të kësaj shenje. Për shembull, Stalini, Pablo Escobar dhe Ted Bundy ishin të gjithë të lindur nën shenjën e Shigjetarit.Këta njerëz besojnë se janë udhëheqës. Ata kryejnë shumë vrasje dhe bëjnë krime të mëdha.
Akrepi, zyrtarisht psikopat!
Pjesa më e madhe e vrasësve serialë janë të lindur nën këtë yll, që do të thotë në nëntor. Ata kryejnë vrasje sadiste.
Sepse Gaforret fitojnë garën!
Gaforret vuajnë nga ndryshimet e humorit. Xhelozia e tyre është ajo që zakonisht i drejton ato drejt vrasjes.