Sali Berisha e nisi foltoren e tij me demokratët për të krijuar një parti që sipas tij në fund do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar.

Por e vetmja gje që ka ndodhur deri me tani, është një përçarje e partisë si asnjeherë më parë.

Në njërën anë, Basha tenton vazhdimisht të sqaroj deputetët për vendimin e tij për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, nderkohe që Berisha duket se thuajse në çdo ‘Foltore’ në qytete te ndryshme, arrin ti marrë të paktën 1 deputetë Bashës.

Të paret që iu bashkuan lëvizjes së ish kreut të PD, janë edhe më besnikët, Edi Paloka, Flamur Noka e Tritan Shehu.

Fill pas tyre iu bashkuan edhe Isuf Çelaj e Bujar Leskaj i Vlorës. Edhe Luan Baçi mblodhi demokratet e Fierit duke ia bërë gati doktorit mbledhjen.

Surpriza ndodhi me Oerd Bylykbashin e Luçiano Boçin, ku njeri u pa në ‘Foltoren’ e Durresit e tjetri në atë të Elbasanit duke dalë hapur kundër vendimarrjes së Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit vijon të jetë kryetari i tyre, e këta pjesë të mbledhjeve që ai drejton.

Reagimin më të fortë e pati Edmond Spaho, i cili nepermjet nje statusi u shpreh se PD ka nevojë per lider që ta çoje partinë drejt fitores, teksa pati edhe një perplasje me Ervin Salianjin.