Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë të fjalimit të djeshëm nga bashkëbisedimi me gazetarët, ku flet për Vettingun në politikë. Sipas tij është në interesin e të gjithëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëzit që e kanë mbajtur për 30 vite duke u pasuruar. Pas këtij postimi, mbështetësit e Berishës kanë shpërthyer në komente kundër Bashës, të cilin e kanë cilësuar si “llumin e politikës”. “Ik o i pabesë. Ti je llumi i politikës. Duhet filluar nga ti duhet pastrimi i politikës! Ik ik”-shkruan një komentues.

“Po kush do e bëjë këtë Vetting? SPAK-u i Edi Ramës ? Ju të dy do dilni të larë?”, shkruan një tjetër. Ndërsa një tjetër shkruan: ”Do fundosni Sali Berishën? Se për këtë po e bën ë? Tradhëtar i pabesë. Sali Berisha paska mbajtur gjarprin në gji”.