Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.