Është e pamundur që Connor McGregor të shijojë pushimet në paqe. Ai u rrethua nga mijëra fansa edhe në Romë, ku pak ditë më parë zbarkoi me familjen e tij për të admiruar bukuritë e kryeqytetit italian. Pra, një shëtitje përmes del Corso (shoqëruar nga dhjetëra truproja), pastaj zbulimi i San Pietro dhe kopshteve të Vatikanit.
Pastaj edhe darka në tarraca spektakolare dhe ndjellëse, me pamje të plotë të Romës gjatë natës, me të gjitha ndërtesat historike dhe të pavdekshme të ndriçuara nga dritat befasuese. Dhe në njërën prej këtyre darkave ai takoi Jose Mourinhon, admiruesin e tij dhe natyrisht trajnerin e Romës. ‘Respekt për këtë burrë, sepse është një legjendë’, – shkroi McGregor, duke postuar një fotografi të tyre së bashku. Të dy bënë shaka dhe pinë uiski (nga ai që prodhojnë irlandezët) së bashku, pastaj Mourinho i dha atij një fanellë të Romës: ku shkruhej Connor dhe 10. Një gjest që kampioni i madh i MMA e vlerësoi shumë. Tashmë, shumë fotografi në profilin e McGregor, respekt i madh mes të dyve.