Ornela Çuçi, zv. ministre e Mjedisit tha në RinOn se me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, Vjosa tashmë është zonë e mbrojtur dhe për shumë pak kohë ky vendim do të marrë miratimin në qeveri.

A do të duhet që Vjosa të jetë Park Natyror? Ishte kjo pyetja që ngriti Çuçi, ndërsa përkufizoi dhe termin.

‘Park Natyror është zonë e konservuar dhe kur ti thua zonë e konservuar e kupton që s’mund të prekësh as gjethen sepse duhet ta lësh të ruhet ashtu siç është. Në fakt buzë Vjosës jetojnë 55 mijë banorë në qytete,’ – tha ajo.

Ministrja solli në vëmendje se Shqipëria është i vetmi vend në gjithë rajonin që ka tre lumenj të shpallura si zona të mbrojtura, lumi i Vjosës, lumi i Bunës dhe lumi i Shalës.