David Julius dhe Ardem Pataputian fituan sot çmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2021.
”Ata e fituan këtë çmim punën e tyre se si nxehtësia, të ftohtit dhe forca mekanike mund të shkaktojnë impulse nervore”, njofton instituti suedez ”Karolinska”.

”Dy biologët molekularë identifikuan lidhjet e munguara në kuptimin tonë të ndërveprimit kompleks midis shqisave tona dhe mjedisit”, shtoi ai. Shkencëtari amerikan Julius filloi punën e tij pioniere duke përdorur kapsaicin, një përbërës i athët në djegës që shkakton një ndjesi djegieje.

Kjo çoi në zbulimin e një sensori në mbaresat nervore të lëkurës që i përgjigjet nxehtësisë. Ndërkohë, Pataputian, i lindur në Liban, ka përdorur qeliza të ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që i përgjigjen stimujve mekanikë.