Lagjja e re qendrore e qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë, po shkon drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i qytezës së re të Thumanës, ku puna kolosale e rindërtimit flet vetë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i qytezës së re të Thumanës, ku puna kolosale e Rindërtimit flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Në Thumanë po merr formë qyteza e rindërtuar krejt e re, njësoj si lagjet më të mira europiane, tashmë me shtëpitë dhe pallatet e reja dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare.

Qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të Rindërtimit, si me shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive. 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale pritet të jenë gati në fund të këtij viti për të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre natën tragjike që goditi fort këtë zonë.