Ndikimi i vlerave të larta barike do të sjelle në vendin tonë, mbizotërim të motit të qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore. Sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim 2 – 3 ballë.