Rreth St James Park po festojnë: dhe kanë të drejtë. Newcastle kohët e fundit ka ndryshuar duar, në fund të një telenovele shumë të gjatë që zgjati me pronësine e vjetër dhe asaj të re, me më shumë perspektiva te shndritshme! Magpies u blenë nga PIF, PCP Capital Partners dhe RB Sports & Media pas një negociate të pafundme me Mike Ashley, numri një i klubit për 14 vjet dhe shpesh i kritikuar në sezonet e fundit për shkak të një sezoni që nuk është shumë konstant kur krahasohet me ambiciet dhe traditën e “Qymyrxhinjve” “Grupi i investimeve i udhëhequr nga Fondi i Investimeve Publike, dhe gjithashtu i përbërë nga PCP Capital Partners dhe RB Sports & Media, ka përfunduar blerjen e 100% të Newcastle United Limited dhe Newcastle United Football Club Limited nga St. James Holdings Limited.”
Qasja e parë me konsorciumin e formuar nga pronarët e rinj të Newcastle daton në Prill 2020: tani është bërë realitet. Por cilët janë pronaret e rinj të Magpies?
Shifrat e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende zyrtarisht: oferta e fundit publike daton në Prill 2020 dhe ishte rreth 300 milion paund. Sipas burimeve britanike, duhet të jetë rreth 370 milionë euro. PIF, PCP Capital Partners dhe RB Sports & Media përfaqësojnë një konsorcium të Arabisë Saudite, përkatësisht të përbërë nga Fondi për Investime Publike (PIF), ose fondi sovran i Princit Saudit Bin Salman i cili do të kontrollojë 80% të klubit, nga kompania e gruas se biznesit Amanda Staveley (PCP Capital Partners) dhe kompania RB Sports & Media.
PIF në vitin 2020 kishte një qarkullim prej 370 miliardë eurosh. Asnjë pronësi tjetër nuk mund të mburret me një trashëgimi të ngjashme. Mohammad Bin Salman Al Sa’ud, 36 vjeç, është anëtar i familjes mbretërore Al Sa’ud, bir i mbretit aktual saudit Salman dhe princit të kurorës, si dhe zëvendëskryeministër dhe ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite.
Ai është i pari në linjën e pasardhjes në fronin e Arabisë Saudite: pasuritë e tij vlerësohen në rreth 18 miliardë dollarë, gjë që e vendos atë pranë Sheik Mansour, pronar i Manchester City, si një nga pronarët më të pasur të Premier League. Para zyrtarizimit të transferimit të pronësisë, Premier League ka kryer një hetim mbi pronarët e ardhshëm të Newcastle, për të siguruar që qeveria saudite nuk kontrollon drejtpërdrejt klubin.
“Premier League ka marrë ligjërisht garanci se Mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të kontrollojë Klubin e Futbollit Newcastle United.”
Në orët e kaluara, Amnesty International foli gjithashtu për një ndryshim të mundshëm në të drejtat e njeriut. “Amnesty International i ka kërkuar Premier League të modifikojë testin e pronarëve dhe drejtorëve” për të adresuar çështjet e të drejtave të njeriut “ndërsa Newcastle United i afrohet një marrje nën kontroll të udhëhequr nga Arabia Saudite.”