Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim pune Ministren e Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë së Veriut, znj. Jagoda Shahpaska. Dy ministret e shteteve fqinje kanë ndarë së bashku eksperiencat dhe praktikat më të mira për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor për njerëzit në nevojë dhe modernizimin e skemës së ndihmës ekonomike, përmes fuqizimit të familjeve dhe nxitjes së punësimit.

Postimi i ministres Manastirliu:

Takim i frytshëm me Ministren e Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë së Veriut, znj. Jagoda Shahpaska këtu në Tiranë, për të ndarë së bashku eksperiencat dhe praktikat më të mira për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor për njerëzit në nevojë dhe modernizimin e skemës së ndihmës ekonomike, përmes fuqizimit të familjeve dhe nxitjes së punësimit.